Dje rreth orës 21 e 55 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Zhelinë të Tetovës gjatë një zënke familjare F.R. (56) nga fshati Zhelinë me mjetë të mprehtë e ka shpërthyer djalin e tij R.R. (23). Sipas denoncimit , deri sa R.R. Ka qenë e shoqëruar me të dashurën e tij F.A. (19) nga fshati Bogovinë, tek vetura e tij ka ardhur babai i tij dhe kushëriri E.R. (31), dhe i kanë sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit në një moment babai i tij i ka meshuar në dorë djalin e tij dhe me mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë në pjesën e kraharorit.
I lënduari R.R. është dërguar për mjekim në Kompleks klinikat ,,Nënë Tereza,, në Shkup.
Inspektim në vendin e ngjarjes në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë, kurse personat F.R.(56) dhe E.R. (31) janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme, ku ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.
Comments are closed for this post.