Ende pa mbaruar 2019-a, të gjithë jemi gjithë sy e veshë se ç’do të sjellë viti pasardhës, por para se të sjellim për ju horoskopin vjetor, ju këshillojmë të bëni testin e topave zbukurues dhe të mësoni se ç’ju pret gjatë 2020-s.
Topi i parë: Personat që zgjodhën topin e parë, duhet të përgatiten për një vit të furishëm dhe shumë ndryshe nga ai që po lëmë pas. Me pak fjalë, 2020 do të jetë I PAZAKONTË, madje s’është aspak habi ta gjeni veten të përfshirë në situata që as nuk i kishit imagjinuar më parë.
Topi i dytë: Trëndafila të kuq, mbrëmje romantike nën dritën e hënës ose përballë perëndimit më të bukur që ju kanë zënë sytë etj, kjo është ajo që do t’ju presë në qoftë se zgjodhët topin e dytë. Viti 2020 do të sjellë shumë ndryshime, sidomos në fushën e ndjenjave andaj një dozë e mjaftueshme romantizmi, nuk i prish punë kurrkujt.
Topi i katërt: Një vit i mbarë edhe për ata që zgjodhën topin e katërt, i mbushur me ngjarje të këndshme dhe shumë buzëqeshje. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, do të keni pranë njerëzit që ju duan.
Topi i pestë: Mirupafshim zemërim ! Mirupafshim xhelozi dhe surpriza të pakëndshme! Bëhuni gati për vitin më të qetë dhe të paqtë të jetës suaj. Viti i ri do të jetë linear, pa shumë ulje-ngritje dhe mbi të gjitha pa shumë moskokëçarje. Ku ka më mirë se kështu!
Topi i gjashtë: Më në fund lumturia do të trokasë edhe në derën tuaj, kështu që ‘’shfrytëzojeni’’ sa dhe si të mundni, e mbi të gjitha me njerëzit që doni.
Comments are closed for this post.