Mënyra se si i lexojmë dhe interpretojmë gjërat në trurin tonë është e mrekullueshme, aq shumë saqë është e vështirë të bësh një lidhje të ndërgjegjshme midis asaj që zgjedhim të shohim dhe asaj që kuptojmë.

Sipas një studimi, i duhen vetëm 13 sekonda trurit tonë për të interpretuar atë që shohin sytë tanë dhe na japin informacion. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe prandaj zgjedhjet tona nuk janë të njëjta.

Më poshtë keni mundësinë për të zgjedhur një shkronjë që syri juaj e kap të parën:

Nëse shikoni shkronjën A të parën atëherë do të thotë se ju jeni një person i lehtë për t’u lexuar. Juve nuk pëlqen të luani lojëra dhe jeni e drejtpërdrejtë. Njerëzit rreth jush mendojnë se jeni njeri besnik.

Ju përpiqeni të ndihmoni të tjerët sa më shumë që mundeni dhe ju përpiqeni t’u tregoni atyre versionin më të mirë të vetes, sepse kjo është ajo që ju duket frymëzuese. Ju nuk tradhtoni lehtë, prandaj edhe tradhtinë nuk e falni.

Nëse shikoni shkronjën O atëherë jeni një njeri që i zgjidhni problemet. Ju e dini se si t’i identifikoni problemet para se të lindin mendoheni për zgjidhjen e tyre më përpara se të tjerët.

Ju jeni gjithmonë një hap përpara sepse nuk jeni tifoz i surprizave. Ju jeni të vendosur dhe në mënyrë efektive i arrini qëllimet që keni vendosur, sepse janë realiste.

Nëse shikoni shkronjën R kjo do të thotë që jeni perfeksionist dhe shumë vigjilent. Ju pëlqejnë detajet sepse besoni se detajet na ndihmojnë të krijojmë një pamje të përsosur. Dhe pa detajet e vogla, gjithçka duket e paplotë ose mediokër.

Nëse shikoni shkronjën S, kjo do të thotë se jeni një person i qetë. Nuk ju pëlqejnë konfliktet apo argumentet e nxehta. Kur lindin situata të tilla, ju preferoni të lëvizni në heshtje më shumë sesa të angazhoheni në një konfrontim.

Ndonjëherë keqkuptoheni si të dobët, por në realitet, forca juaj është ajo që ju mban të qetë dhe të fokusuar.

Nëse shikoni shkronjën T, atëherë ju jeni një lider i lindur. Ju pëlqen disiplina pasi është e lidhur me kontrollin.

Ju keni një pikëpamje pozitive për jetën dhe miqtë tuaj ju përshkruajnë si një person shumë inteligjent. Ju përpiqeni të mbani njerëzit pozitivë pranë vetes.

Nëse shikoni shkronjën E, ju jeni një person shumë kreativ dhe artistik, shkruan Class. Ju keni aq shumë imagjinatë sa ndonjëherë është e vështirë të mbani gjurmët e ideve tuaja.

Ju pëlqen të ndieni gjërat në masën e tyre të plotë dhe të përqafoni emocionet tuaja.