Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi i ftuar në “Magazina ekonomike”, u shpreh i prerë se ndihma shtetërore për sektorin e gastronomisë nuk do të mungoj.
Ai madje tha se Qeveria është duke bërë analizat e fundit të modelit që do ta aplikojë si dhe është duke mbledhur të dhënat e fundit të qarkullimit të kompanive të fushës së gastronomisë që janë të prekura nga masat e fundi anti-Covid të Qeverisë.
“Do mbulojmë një pjesë të të ardhurave të humbura në këto dy javë, të objekteve gastronomike. Jemi duke bërë kalkulimet e fundit se sa do jetë përqindja e mbulimit të humbjes së të ardhurave. Por kjo ndodhë për herë të parë, një model që po e aplikojmë, por mendojmë se është një model i cili me të vërtet do t’ju ndihmojë sadopak në humbjen që do kenë. Do e ndajmë humbjen edhe punëdhënësit edhe ne si shtet, por mendojmë se ky është një model paksa më i drejtë në këtë moment të caktuar”, tha Bytyqi.
Comments are closed for this post.