Diplomatë të lartë amerikanë duket se i kanë ofruar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, vizitë të profilit të lartë në Uashington, në këmbim të zotimit të tij për të bërë disa hetime të lidhura me familjen e ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.
Korrespondenca e emaileve u bë publike nga anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, pas një interviste 10-orëshe me Kurt Volker, ish-të dërguarin e SHBA-së në Ukrainë, i cili ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, pasi emri i tij është përmendur në ankesën e një informatori.
Kjo ankesë është bërë shkak që demokratët në SHBA të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit.
Në ankesën që është bërë publike thuhet se Trump i ka kërkuar Zelenskiyt të hetojë kundërshtarin e tij politik, Biden, dhe djalin e tij për korrupsion në Ukrainë.
Demokratët e kanë cilësuar këtë veprim si “tradhti ndaj betimit të presidentit dhe të sigurisë kombëtare”.
Shtëpia e Bardhë po ashtu e ka publikuar transkriptimin e redaktuar të bisedës Trump-Zelenskiy.
Sipas emaileve të publikuara të enjten vonë, një këshilltar i Zelenskiyt duket se e ka pranuar propozimin për vizitën e presidentit ukrainas në Uashington.
Presidenti Trump e ka cilësuar gjithë këtë sagë si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”./rel
Comments are closed for this post.