Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë regjionin e trurit, i cili mendohet se shërben si qendër kontrollimi për të na treguar se a kemi nevojë të ushqehemi apo jo, shkruan Dailymail.
Duke manipuluar me aktivitetin e këtij regjioni, shkencëtarët besojnë se do të arrijnë të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga anoreksia, obeziteti apo çrregullimet e tjera të lidhura me ushqim.
Hulumtuesit nga Universiteti i Arizonës kanë zbuluar se kompleksi i zonës së trurit i quajtur Amygdala, është përgjegjës për të na treguar nevojën e të ngrënit. Edhe pse ky eksperiment u bë me minj, gjithsesi ata besojnë se një ditë do të kenë mundësi të aktivizojnë dhe të deaktivizojnë neuronet që janë përgjegjëse për nevojën për ngrënie edhe tek njerëzit.
Në studimin e bërë në minj anoreksikë, kur shkencëtarët i çkyqen neuronet përgjegjëse për apetit, minjve ju rritej nevoja për të ngrënë. Në anën tjetër kur ata i aktivizonin këto neurone tek minjtë obezë, minjtë refuzonin të hanin.
Çrregullimet e të ngrënit, përbëjnë një kompleks të çrregullimeve të lidhura me disa neurone specifike të trurit dhe me aftësinë e organizmit dhe sistemit digjestiv për ta procesuar ushqimin. Përafërsisht 70 milion njerëz rreth botës vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit.
Krahas personave që kanë çrregullime patologjike të lidhura me ushqim, shumë njerëz të tjerë kanë vetëm shprehi të konsumimit të ushqimit jo të shëndetshëm.
Edhe pse studimi është bërë në minj, shkencëtaret planifikojnë që shumë shpejtë të arrijnë ta dëshmojnë këtë teori me metoda jo-invazive edhe tek truri i njerëzve.
Comments are closed for this post.