Shumë shpejt pritet në nis për herë të parë “Big Brother VIP Kosova”.

Teksa pritet edhe pak nisja e këtij formati, kanë filluar edhe të zbulohen surprizat për publikun, shkruan lajmi.net.

Pasi u zbulua Jonida Vokshi, e cila do të prezantojë krah Alaudin Hamitit, sot është zbuluar edhe opinionisti i parë i “BBV Kosova”.

Klan Kosova njofton ekskluzivisht se një nga karriget e panelit të opinionistëve është e rezervuar për një prej personazheve më të komentuara televizive, i njohur për përceptimet e tij unike dhe komentet pikante rreth botës rozë.

Bëhet fjalë për tekstshkruesin e blogerin e famshëm nga Shqipëria, Olti Currin – i cili, në këtë edicion të parë të “Big Brother VIP Kosova”, mbi supe do të mbajë një pozitë me shumë peshë, siç është ajo e opinionistit të këtij formati televiziv.

Kjo zgjedhje vjen e natyrshme për një prej personazheve televiziv më me eksperiencë në mediat shqipfolëse. Curri, pritet që përgjatë netëve “prime”, të analizojë dhe komentojë situatat që do të ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në vend.