Energjetika, gazifikimi, komunikacioni ajror dhe turizmi do të kenë përfitime nga Rusia. Pas pesë viteve, përsëri do të fillojë realizimi i projekteve të përbashkëta mes dy vendeve. Këtë lajm me përplotë ngazëllim e ka dhënë dje kryeministri Zoran Zaev në forumin e biznesit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, i cili mbahet në kuadër të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, i cili sot vazhdon në Ohër. Ofertat ishin nga më të ndryshmet që iu bën edhe rusëve, si hapja e marketeve ruse, oferta për tregtarët rus që të hapin qendra për blerje dhe distribuim të produkteve bujqëve, përcjell INA.
“Marrëdhëniet me Federatën ruse janë miqësore, por potencialët në pjesën e ekonomisë nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm dhe duhet punuar në këtë segment. Në dialogun e Komisionit ndërqeveritar i cili përsëri fillon me punë, këtë vit është sjellë dinamikë e re. Duhet të kemi sukses. Besoj se do të arrijmë lëvizje serioze”, theksoi Zaev. Për këtë në Shkup ka ardhur zv/ministri rus për zhvillim industrial Aleksej Gruzdev, i cili tha se në këtë mënyrë rritet partneriteti midis dy vendeve.
“Kjo do të varët prej jush dhe vetëm kështu do të mundeni ta shihni konkurrencën tuaj në treg. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të rritet partneriteti. Për fate të keq, ne kemi numra të ndryshme për shkëmbimin sipas të cilëve, shkëmbimi po ulet, por, nëse me të vërtetë është rritur për 25% siç thoni ju, ky lajm na gëzon”, deklaroi Gruzdev. Forumi u mbajt dje në Shkup, në kuadër të sesionit të 9-të të Komisionit ndërqeveritar i cili sot do të zhvillohet në Ohër, ndërsa aktivizohet pas pauzës prej 5 viteve. Por, Zaev tha se ky bashkëpunim nuk nënkupton se Maqedonia e Veriut po sheh alterntiva tjera përveç NATO-s dhe BE-së. Riaktivizimi i Komisionit të Përzier Ndërqeveritar me Rusinë nuk nënkupton asnjë përgjigje eventuale ndaj BE-së, por thjeshtë përkushtim për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Comments are closed for this post.