Dita e dytë, qeveria dhe Kryeministri Zoran Zaev as nuk konfirmojnë dhe as mohojnë se u mbajt një takim sekret në Ohër me Aleksandër Soros, djalin e miliarderit  George Soros. Ajo që mbetet poashtu  pa përgjigje është pse burimet shtetërore (siguria, transporti, rrugët e bllokuara, regjimet e trafikut) janë vënë në dispozicion të personave privatë, jo-diplomatikë si Alex Soros dhe bashkëpunëtorët e tij Zack Graham, Laura Silber, Thomas Obrian dhe Gibson.

Siç kemi raportuar tashmë, Soros mbërriti në Ohër me avionin e tij privat dhe u shoqërua prej aeroportit nga oficerët e sigurimit nga Administrata e Gjashtë dhe u vendos në Hotelin „Junik“ në Ohër.

Në vetë hotelin sipas asaj që arritëm të marrim inormata, kanë vendosur masa të rrepta paraprake, ndërsa sipas burimit tonë, në një moment edhe stafi më i gjerë i hotelit u udhëzua të mos qëndronte aty dhe të mos hynte në zonat ku ishin akomoduar Soros dhe bashkëpunëtorët e tij. Supozohet se pikërisht në Sallën e Takimeve të Biznesit u mbajt një takim midis Zoran Zaeit, Edi Ramës dhe ekipit të Alex Soros.

Në mungesë të informacionit zyrtar, informacioni ynë jozyrtar tregon se takimi ka  ndodhur jorastësisht dhe ishte në kohën e duhur gjatë takimit trepalësh në Ohër për tu mbuluar pranija e  biznesmenit  dhe rritjen e pranisë së sigurisë dhe policisë.

Thuhet se Zaevi  është i vetëdijshëm se qëllimi i tij për të portretizuar opozitën anti-evropiane është duke dështuar, kështu që ai kthehet te sponsori i tij i besueshëm Soros.

Përbërja e delegacionit Soros të financave dhe strategjistëve PR, nga ana tjetër, tregon për tema të mundshme për diskutim.

Siç kemi raportuar tashmë, Zaev i ka kërkuar Alex Soros-it për financimin e fushatës dhe mbështetjen e mediave, dhe si shpërblim ai ka pranuar të jetë kryeministër nëse arrin vala e paralajmëruar e vjeshtës së migrantëve, për disa prej tyre të sigurojnë një rrugë të shpejtë për në Evropën veriore, dhe disa për t’i mbajtur ata në vend dhe qeveria maqedonase për të siguruar hapësirë dhe kushte për strehimin e tyre.

Dihet gjithashtu që Soros është një ithtar i vendosjes së migrantëve në tokën evropiane, dhe kjo korrespondon me atmosferën e tensionuar në Turqi, për të cilën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi së fundmi që ishte gati për të dërguar disa miliona migrantë në Evropë.

Në të njëjtin takim në Ohër ishte edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu i afërt me miliarderin Soros. Zaev raportohet se i ka kërkuar që të ndikojë dhe të ndihmojë në sigurimin e votave shqiptare që do të shkonin në llogarinë e LSDM-së. Kësaj kërkese, siç e dimë, Rama kinse u përgjigj se shqiptarët ishin qytetarë të lirë dhe ai nuk i mbante ato vota në xhep, duke theksuar se nëse ndërhynte, ai do të reagonin nga BDI-ja. Mbi këtë bazë jozyrtare Zaev informoi se një zyrtar i lartë i policisë kishte udhëtuar në Çikago dhe ishte takuar me El Çekën, duke i furnizuar me materiale që do të kompromentonin BDI-në në periudhën e ardhshme.

Jozyrtarisht, ne zbulojmë se Alex Soros ishte gjithashtu i interesuar për fondet e mëparshme të investuara nga fondacioni i tij dhe pretendimet se ato ishin abuzuar nga një zyrtar qeveritar.

Delegacioni i drejtuar nga Alexander Soros u largua nga vendi mbrëml vonë nga Aeroporti i Ohrit dhe fluturoi për në Paris për Konferencën e Paqes në Paris, ku miliarderi do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski.