Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski, sot ka realizuar takim me delegacionin e Shoqatës së gjykatësve, të udhëhequr nga Xhemali Saiti, gjykatës në Gjykatën e Lartë.

Në takim, përfaqësuesit e gjykatësve dhe qeveria kanë arritur marrëveshje për formimin e grupit të punës me përfaqësues nga ministrat resor për gjetjen e zgjidhjes sistemike për pagat e gjykatësve.

Zaev ka thënë se nga shtatori gjykatësit do të marrin paga më të mëdha për pesë për qind dhe se nga buxheti janë siguruar rreth 120 milionë euro, për kompensim të gjykatësve në pajtim me Ligjin për gjykatës dhe zyrtarët gjyqësor.

“Zaev dhe Tevdovski kanë thënë se do të ndahen edhe 120 milionë denarë për zgjidhje retroaktive për problemet e kompensimeve të gjykatësve”, thonë nga Qeveria.