Kryeministri Zoran Zaev tha se të hënën mund të arrihet marrëveshje lidhur me çështjen e shtetësisë në takimin që do të ketë me opozitën shqiptare Aleanca dhe Alternativa. Ai tha se ata si qeveri janë përgatitur që tu dalin në pah kërkesave të koalicionit shqiptar.

“Ti japim mundësi takimit të hënën të gjejmë zgjidhje dhe është radha që kërkuesi i këtij takimi, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ti kumtojnë në fund edhe zgjidhjet dhe ne të dalim me ata dhe të themi se çfarë është ajo për çka është arritur marrëveshje. Pra pres që të gjindet zgjidhje duke i ditur të gjitha detajet e analizave, pas takimit të punës që patëm me ministrin dhe zëvendës ministrin e punëve të brendshme, në takimin e ardhshme mendoj se zgjidhja është e pritshme që të hënën do të duhej të bëhet publike për opinionin”, u shpreh Zaev, raporton SHENJA.