Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka asgjë kundër që kryetari i shtetit të jetë shqiptarë, përcjell Alsat. Zaev tha se do të donte “t’i mbërrinte këto ditë”, por që sipas tij për këtë duhet fillimisht të sigurohet mbështetja e nacionaliteteve tjera në vend.
Zaev theksoi se presidenti i shtetit e zgjedhin qytetarët përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
“Unë doja ta përjetojë atë moment, të jem gjallë dhe i shëndetshëm, unë dhe të gjithë ne. Kjo do të thotë afirmim i personalitetit, i një qytetari mbi të gjitha, dhe si një qytetar, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike, të kalojë nag qytetarët me së paku 50 përqind e maqedonasve, 50 përqind e shqiptarëve, 50 përqind e serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë ata që jetojnë në vendin tonë do ta votonin atë për president”, tha mes tjerash Zaev.
Comments are closed for this post.