Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka uruar qytetarët e vendit.

Një një deklaratë me shkrim, ai thotë se kjo është ditë e madhe dhe historike për qytetarët dhe vendin.

“Sot, lidhja botërore më e fortë NATO, na tha mirë se erdhët. Sot jemi ulur krah për krah me aleatët tonë, në një tavolinë në aleancën e njëjtë. Jemi të lumtur dhe duhet të jemi, pasi kemi siguruar stabilitet të përhershëm për vendin tonë. Kemi siguruar, siguri dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshme”.

“Gjeneratat tona dhe fëmijët e gjeneratave tona do të jetojnë më mirë, në vend dhe rajon që rriten me shpresë. Urime, të jemi krenar”, thotë Zaev.

Ndryshe, sot në selinë e NATO-s në Bruksel, 29 vendet anëtare nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë.