Zaev mund të jep dorëheqje nga detyra e kryeministrit. Kjo mund të ndodh sot ose në ditët në vijim.

Burime të mirëinformuara pranë LSDM, flasin që Zaev do të dorëhiqet dhe në vend të tij do të vijë ministri aktual në MPB, Oliver Spasovski.

“Ekziston mundësia që Zoran Zaev sot ose në ditët në vazhdim tëu jep dorëheqje, dhe të formohet qeveri teknike me kryeministër Oliver Spasovski, me atë që zgjedhjet të mbahen në nëntor të vitit 2020 pas regjistrimit të popullsisë“, thonë burimet tona pranë LSDM.

Ky hap nënkupton formim të qeverisë teknike me modelin e Përzhinës, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhjet parlamentare, shkruan Flaka.

Ky hap i Zaevit vjen pas publikimit të video incizimeve nga media italiane për reketin ndaj biznismenit Orçe Kamçev.