Kryeministri Zoran Zaev, në takimin e rregullt vjetor me krerët e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së në vend, të mbajtur dje në Qeveri, shprehu shpresën që deri në fund të presidencës sllovene të arrihet përparim në integrimin evropian të vendit.

“Maqedonia e Veriut ka kryer detyrat e shtëpisë dhe është plotësisht e përgatitur për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian”, tha Zaev në takim.

Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, u shkëmbyen mendime me ambasadorët mbi aktivitetet aktuale dhe më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev, para ambasadorëve të shteteve anëtare të BE -së, të udhëhequr nga kreu i delegacionit të BE-së në Shkup David Geer, foli për vazhdimësinë ekzistuese që mban kjo Qeveri në procesin e reformave, në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit si dhe reforma e administratës publike.