Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot dhe nesër (7-8 nëntor) do të marrë pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë, Zvicër në temë “Dialogu Strategjik në Ballkanin Perëndimor”.

Në mbledhjen në Gjenevë është paralajmëruar pjesëmarrje e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve nga rajoni më i gjërë, pjesëmarrësve të Komisionit Evropian, nga organizata të tjera dhe nga organizatori, Forumi Ekonomik Botëror.

Për sonte (7 nëntor) është paraparë darkë pune, ndërsa për nesër (8 nëntor) do të ketë sesion pune të pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror.

Në mbledhjet pritet të bisedohet për klimën politike dhe ekonomike në Evropë, për sfidat dhe mundësitë në planin politik dhe ekonomik, për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe fokusin drejt një agjende pozitive për ardhmërinë e rajonit.