Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, sot takoi kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, Li Xhanshu.

Xhaferi gjatë takimit me homologun e tij Xhanshu theksoi se në zhvillimin e miqësisë ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimi i përgjithshëm të marrëdhënieve kontribut të rëndësishëm ka diplomacia parlamentare. Xhaferi më tej shton se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut përmes Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës e tregon interesin e vet për vendosjen, kultivimin dhe thellimin e lidhjeve më të ngushta parlamentare që do të ndikojnë mbi përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme poolitike, ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy shteteve. Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi potencoi se edhe pse të dyja vende realizojnë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, shkencës, bujqësisë, turizmit, medicinës dhe fushave tjera, ekzistojnë edhe shumë mundësi për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës Popullore të Kinës, Li Xhanshu, vizitën e Xhaferit e vlerësoi si kontribut të rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, duke pasur parasysh se kjo vizitë në nivelin më të lartë legjislativë është e para në dekadën e fundit. Xhanshu nënvizoi se të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet janë tradicionalisht miqësore, gjithashtu theksoi se në kuadër të Nismës brezi dhe rruga, ekzistojnë mundësi për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Në takimin midis kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Popullore të Kinës, Li Xhanshu, u fol edhe për objektet infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut të cilat i ndërtojnë kompani kineze dhe në përgjithësi për potencialin e Procesit të bashkëpunimit 17+1, si rëndësi e jashtëzakonshme për projektet reale dhe të konkretizuara që do të sjellin rritje ekonomike.