Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot deklaroi se Ligji për prokurorinë publike është miratuar në procedurë përkatëse dhe se për shkak reagimit të deputetëve se nuk u është regjistruar votimi, e ka anuluar dhe ka mundësuar përsëritje të votimit.

“E para dhe themelore është që Ligji për prokurorinë publike është miratuar në mënyrë përkatëse dhe nëse aty për aty konfirmohet se deputetët janë brenda dhe reagojnë se nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre të prononcohen, obligimi im është ta anulojë procedurën, të mundësojë reagim që për shkak gabimit teknik nuk kanë mundur ta shpreh vullnetin e vet. Për këtë arsye unë e anulova votimin dhe mundësova përsëritje të votimit që të munden deputetët që kanë reaguar, ndërsa ishin brenda ta shprehin vullnet. Në këtë kontekst nuk ka asnjë problem në pikëpamje të procedurës”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, a është i gatshëm për përgjegjësi nëse Gjykata Kushtetuese e anulon votimin.

Për ndryshimet dhe plotësimet Ligjit për këshillin e prokurorëve publik tha se ai ka bërë gabim dhe se në skenarin zyrtar i cili është arkivuar qëndron se ligji miratohet vetëm me shumicë të thjeshtë.

“Po unë gabova”, tha kryetari i Kuvendit në konferencën e fundit për media, sot, pas shpërndarjes së Parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve dhe shtoi se është bazuar “në seancat paraprake sepse dy zgjidhje ligjore janë votuar me Badenter”.

“Duke u bazuar në këto unë thashë të përgatiten për të votuar me Badenter. Kur e pashë skenarin zyrtar, atëherë e kuptova se kisha gabuar dhe mendoj se është normale që një person në një atmosferë të tillë, në kushte të tilla, të bëjë gabim. Dhe ky është gabimi im, dhe nuk është diçka që ka ndodhur, dhe ka pasur pasoja nga ajo që thashë sepse pjesa zyrtare e skenarit që është arkivuar është ajo se ligji u miratua pa shumicë të Badenterit, pasi kështu është i rregulluar edhe në Kushtetutë. Mbi të gjitha, këto ishin ndryshime dhe plotësime në ligj, ndryshimet dhe plotësimet në ligj miratohen në të njëjtën procedurë dhe si Ligji themelor. Ligji themelor është miratuar pa Badenter, ashtu miratohen edhe plotësimet dhe ndryshimet. Kjo mund të konfirmohet si nga skenari ashtu edhe nga regjistrimet që tashmë janë publikuar”, tha Xhaferi.

Për punën e tij dhe punën e përbërjes së fundit kuvendore në Kabinetin e Xhaferit po përgatitet raport, i cili do të publikohet ueb faqen e Parlamentit.

Kësaj përbërje kuvendore pa miratuar i kanë ngelur rreth 150 pika në rend dite nga seancat e shtyra, mes të cilave ligje në lexim të parë dhe të dytë, interpretime autentike, sqarime për raporte dhe të ngjashme. .