Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xaferi në emisionin “Click Plus” tha se në seancën plenare ku iu ndërpre paga e deputetit Nikolla Gruevskit, ka votuar “i përmbajtur” për shkak se vlerëson se nuk janë respektuar në tërësi procedurat ligjore.

Xhaferi tha se nëse Gruevski angazhon avokat në lidhje me vendimin e miratuar për ndërprerjen e pagës së deputetit, mund ta fitojë kontestin dhe t’i kthehen paratë edhe me interes.

Ish-kryeministri dhe deputeti, Nikolla Gruevski, tani është emigrant në Budapest të Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik.

Gruevski u dënua me dy vjet burg për blerjen e “Mercedesit” luksoz, ndërsa siç tha në një intervistë, ai nuk u paraqitë në burgun e Shuto Orizares për shkak se ka marrë njoftime se ai do të likuidohet, me çka, siç tha, në momentin e fundit e ka ndryshuar vendimin.