Linja ajrore me kosto të ulët Wizzair nuk do të fluturojë më për në Aeroportin e Këlnit/Bonnit në Gjermani. Sipas “Aerotelegraph”, të gjitha lidhjet për në Shkup dhe Tiranë do të ndërpriten me ardhjen e orarit të ri dimëror për 2024/2025
Avionët e linjës ajrore hungareze tashmë fluturojnë drejt Shkupit dhe Tiranës dhe që nga nëntori nuk mund të rezervohen më fluturime në faqen e internetit të kësaj kompanie. Kjo shënon fundin e bashkëpunimit mes aeroportit të këtij qyteti gjerman dhe linjës ajrore, pas 10 vitesh të funksionimit.
Edhe pse kompania nuk ka dalë ende me një koment, portalet si arsye të këtij vendimi përmendin kostot e larta. Sipas raportimeve, Ryanair është ankuar edhe për kostot e larta në këtë aeroport gjerman.
Comments are closed for this post.