Në pjesën veriore të Mitrovicës, rreth orës 6 të mëngjesit, sirenat u dëgjuan për një alarm.
Njësitë e ROSU-së zhvilluan një aksion në territorin e të katër komunave në veri të Kosovës, shkruan Tanjug.
Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës.
Pas aksionit policor të ROSU-së ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë – Aleksander Vucic, i cili ka theksuar se do të reagojë nëse forcat policore të Kosovës nuk ndalen.
Vucic paralajmëroi përfaqësuesit e BE-së se Serbia do të reagojë nëse ROSU nuk tërhiqet, pasi lëvizjet ushtarake dhe policore janë vërë re në këtë aksion.
Comments are closed for this post.