Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nesër në vendkalimin kufitar “Tabanoc” do ta sjell dërgesën e parë të vaksinave për Maqedoninë.

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do ta presë delegacionin serb, i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin qeveritar nuk theksohet për cilat lloj të vaksinave bëhet fjalë, por me siguri do të jenë “Pfizer”.

Serbia në janar tha se do të dorëzojë 8 mijë doza të vaksinave, ndërsa nuk dihet edhe numri i atyre që do të sjellin nesër.

Vaksina “Pfizer” Maqedonia ke porositur edhe nëpërmjet mekanizmit COVAX (833.000), por edhe drejtpërdrejt nga kompania (800.000).