Maria Guadalupe Lopez Esquivel (21), shefja famëkeqe e narko-kartelit më të fuqishëm meksikan, e njohur me nofkën “La Catrina”, është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtrinë në Meksikë.

Së bashku me shtatë anëtarë të kartelit ajo e ka sulmuar ushtrinë, gardën kombëtare dhe policinë në Mihoakan, dhe ka vdekur në spital si pasojë e plagosjes, transmeton Daily Mail i cili ka publikuar edhe videon e momenteve të fundit të vajzës të cilën e quanin “Zonja e vdekjes”.

Autoritetet meksikane kanë publikuar se në një aksion është vrarë shefja e narko-kartelit dhe se janë arrestuar edhe gjashtë anëtarë të kartelit.

Janë konfiskuar arkat me armatim dhe municion. Është plagosur Maria Guadalupe Lopez Esquivel, e cila është transportuar me helikopter në spital, mirëpo lëndimet ishin shumë të rënda. Një plumb e kishte qëlluar në qafë.

Edhe pse autoritetet meksikane nuk kanë publikuar se është vrarë Maria Lopez Esquivel, në fotografitë e publikuara dhe nëpër xhirime shihet gruaja e cila në këmbë e kishte një tatoo “Catrina”.

Autoritetet meksikane e akuzojnë Maria Lopez Esquivelin se ishte pjesë e grupit i cili në tetor të vitit të kaluar ka masakruar 13 policë.