Një nga reperët më në zë në Suedi, u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri për vdekje, vetëm një vit pasi u rrëmbye nga një rival. 19-vjeçar Einar, emri i vërtetë i të cilit ishte Nils Gronberg, u vra në rrethinat e kryeqytetit dhe deri në këtë moment, asnjë person nuk është ndaluar për ngjarjen.

Kjo ngjarje vjen vetëm 3 muaj pasi reperi rival i viktimës, Yasin u dënua me 10 muaj burg për tentativën e rrëmbimit të Einar, i cili u mbajt në një apartament dhe u dhunua.

Suedia ka vuajtur dhunën e bandave për vite dhe ka kaluar nga një nga vendet me nivelet më të ulëta të krimit me armë në Evropë, në një nga më të lartat gjatë dy dekadave të fundit.