Presidenti i Haitit Jovenel Moise, është vrarë në një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri në detyrë Claude Joseph, transmeton Klan Kosova.
Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në orën 01:00. Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur nga sulmi.
Jovenel Moise, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti I vitit 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.
Comments are closed for this post.