Shtatë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje kurde, u vranë dje, 30 korrik, në një sulm të armatosur në shtëpinë e tyre në Turqi, një krim që aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë racist, njoftojnë mediat e huaja.
Shtatë anëtarët e familjes Denteoglu u vranë nga persona të armatosur të cilët më pas u përpoqën të digjnin shtëpinë e tyre, njoftuan mediet turke.
Anëtarët e kësaj familje u plagosën rëndë në një sulm tjetër në maj, i cili u krye nga fqinjët e tyre, të cilët kërcënuan se “ata nuk do t’i linin kurdët të jetojnë atje”.
Ankesa u bë në mes të korrikut në faqen e lajmeve “Gazete Duvar” nga një anëtar i familjes që u vra dje.
Sipas avokatit të viktimave, Abdurrahman Karabulut, lirimi i autorëve të sulmit të parë u dha atyre një ndjenjë mosndëshkimi. “Është një sulm racist (…) Drejtësia dhe autoritetet kanë përgjegjësinë e tyre për atë që ndodhi,” tha Karabulut për Arti TV.
Comments are closed for this post.