Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Kratovë, ndërsa është arrestuar një 37-vjeçare. Sipas informacioneve fillestare, të vrarë kanë mbetur bashkëshorti dhe vjehrri i të arrestuarës. Prokuroria dhe policia kanë kryer hetime, pas së cilës trupat janë dërguar për autopsi gjatë natës. Pas hetimeve do të përcaktohet edhe motivi i vrasjes së dyfishtë dhe mënyra se si është kryer krimi.