Vozitësi i autobusit gjatë aksidentit të djeshëm ku mbetën të vdekur 14 persona dhe shumë të tjerë të lënduar gajtë aksidentit ka marrë lëndime të lehta dhe pas kontrolleve është lëshuar për kurim shtëpiak. Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Vozitësi ka lëndime të lehtë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak. Më tej shërbimet e MPB-së do të merren me te për procedurat e mëtejme. Shërbimet e MPB-së erdhën se pse kishim 6 viktima, kishim probleme me identifikimin e kufomave, pastaj u tërhoqën nga spitali nga shërbimet e MPB-së për procedurat e mëtejme”, deklaroi Filipçe.