Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme 5 persona, ku 4 prej tyre ishin shqiptarë.
Të arrestuarit janë vënë në pranga pasi akuzohen për vjedhjen e 40 apartamenteve ndër to edhe të kryetarit të bashkisë Merate Massimo Panzer.
Sipas mediave italiane shënjestrat e tyre ishin në Lecco, Como dhe Monza. Operacioni për shkatërrimin e grupit u krye gjatë natës dhe ndaj tyre është realizuar një hetim i gjatë prej disa muajsh.
Policët kanë fiksuar imazhe të kapura nga kamerat e sigurisë ku kanë mundur që të identifikojnë shqiptarët. Mësohet se ata ishin autorë edhe të grabitjes së shtëpisë së kryebashkiakut të Merate, Massimo Panzeri, dhjetorin e kaluar.
Comments are closed for this post.