Gjyqësia e Maqedonisë e preki fundin duke i reflektuar arshinat e dyfishtë, joprincipialitetin dhe jomoralshmërinë e Zoran Zaevit dhe Stevo Pendarovskit.

Ndjekja politike u bë praktikë për përballje me kundërshtarët politik të zaevizmit. Ata të cilët të parët e ngritën zërin kundër politikave të tij shkatërruese ishin viktimat e parë të zaevizmit.

Është i turpshëm fakti që të kthyerit nga luftërat në Lindjen e Mesme, terroristët të cilët luftuan në anën e SHI-së, të cilët ekzekutuan njerëz në baza ideologjike, morën dënime me burg prej 6 viteve, tre herë më të vogla se të atyre të cilëve iu shqiptuan nëpunësve policor në rastin e montuar politik 27 Prilli. Pjesëtarët e SHI-së morën dënime më të vogla se patriotët dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë së vendit të cilët jetën ia kushtuan mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë të cilët morën 211 vite dënim dhe u shpallën terroristë.

Të burgosurit politik nuk janë veçori e një shteti demokratik, aspirues për anëtarësim në BE. Maqedonia është shteti i vetëm në Evropën demokratike i cili ka të burgosur politik në burgjet e veta.

Si edhe aktvendimet ashtu edhe paraburgimet në rastin e montuar politik të quajtur 27 prilli janë edhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut dhe parimeve juridike. paraburgimet e të dënuarve janë të pabaza dhe të pavlefshme duke pasur parasysh faktin që për momentin ende janë në fuqi garancat në të holla që i dhanë të akuzuarit.

Pendarovski është vetëm ana tjetër e Zaevit, fytyra tjetër e uaevizmit, simbol i padrejtësisë dhe terrorit politik. Njeri si Zaevi me qëndrime jokonsistente, makiavelist politik, karriera politike e të cilit është ndërtuar në gënjeshtra të njohura. Fitorja e profesoreshës Gordana Siljanovska Davkova do ta shënojë fillimin e kthimit të drejtësisë në Maqedoni, fillimin e fundit të zaevizmit.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së