VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me konstatimin që ligji për legalizimin e ndërtimeve të jashtëligjshme është miratuar në pajtim me pushtetin. Sipas kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski, opozita ka mbështetur ligjin për të cilin kishte diskutuar edhe në takimin e fundit me Zaevin vetëm për shkak se më herët ishte akuzuar për bllokimin e punës së Kuvendit.
Në Kuvend ka disa deputetë do të thosha “të estradës” të cilët ngritën zërin në këtë stil se opozita dhe pushteti e miratuan bashkë ligjin. Unë habitem se pse këto deputetë “të estradës” nuk dorëzuan mijëra amendamente për ta bllokuar këtë ligj nëse nuk pajtohen. Në Kuvend ekziston edhe kjo mundësi. Është e drejtë e Presidentit të mos dekretojë ndonjë ligj dhe ai e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, dhe unë s’kam çfarë të komentoj. Ndoshta duhet ta pyesni atë se pse vendosi të mos e nënshkruaj ligj kurse në të kaluarën ka nënshkruar ligje shumë, shumë më të dëmshme për ekonominë, për qytetarët dhe për interesat kombëtare- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.