Komisioni i VMRO-DPMNE-së për shëndetësi mbajti mbledhje për shkak të gjendjes alarmante me eskalimin e koronavirusit.
U konstatua se ekzistojnë lëshime në veprimin e organeve shtetërore në përballje me virusin, si dhe reagim i vonshëm i kompetentëve lidhur me koronavirusin që rezultoi me kyçje të alarmit të kuq.

Vihet në pikëpyetje efikasiteti i kontrollit të të sëmurëve potencial nga koronavirusi gjatë hyrjes në shtet. Qeveria dhe ministria po e mbajnë fshehtë përballjen me virusin.
Situata është shqetësuese plotësisht. sepse një pjesë e personelit mjekësor tashmë është në izolim pas rastit të sotëm me doktoreshën Nina Caca Biljanovska, drejtoreshë e Klinikës së dermatologjisë e cila është bartëse e virusit.

Nga këtu, Komisioni i VMRO-DPMNE-së për shëndetësi me propozime drejtuar Qeverisë:

Pushim për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore,

Evidentim i rreptë i të gjithë personave të cilët hyjnë në shtet nga zona të krizës me koronavirus,

Kontroll dhe kufizim të kontrolleve dhe intervenimeve që nuk janë me urgjencë me qëllim që të shkarkohet shëndetësia terciare dhe të jetë e përgatitur t’i përgjigjet situatë si dhe të mbrohen pacientët dhe personat mjekësorë,

Institucionet shëndetësore, Qendra për menaxhim me kriza, Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar t’i zbatojnë në mënyrë konsekuente kompetencat e tyre dhe publikisht të ndërpresin plane të aksionit për veprim.

Nevojitet përgjegjësi e ministrit Venko Filipçe dhe dorëheqje e tij si akt moral në mospërballjen me virusin.

Për përballje me koronavirusin është e domosdoshme qasja multidiciplinare, vetëdijësimi dhe integriteti nacional.
Komisioni i VMRO-DPMNE-së për shëndetësi i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta për përballje me këtë situatë.
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim