VMRO DPMNE-ja po proteston për siç thotë mbrojtjen e identitetit, historisë dhe gjuhës maqedonase. Protesta e opozitës u nxit nga qëndrimet e kryeministrit Zaev një ditë më parë lidhur me kontestin me Bullgarinë.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së një ditë më parë thirri këtë protestë duke shkruar në fejsbuk “të reagojmë sa nuk është vonë.”
Para Qeverisë për momentin ndodhen qindra protestues dhe ndërkohë presin të mbërrijnë protestuesit e tjerë të nisur me vetura nga Pallati i Sportit Boris Trajkovski.
Protesta është menduar të zhvillohet me vetura në mënyrë që të shmanget kontakti për shkak të pandemisë.
Comments are closed for this post.