Oliver Spasovski e shndërroi MPB-në në strofkë të krimit dhe mbrojtës të tij. Tre vjet Spasovski e paralizoi policinë, i degradoi nëpunësit policorë, ndërsa në shtet sundonte paligjshmëria.

Çdo ditë në sipërfaqe renditen skandalet, furnizime dhe marrëveshjet e errëta, lidhjet e ngushta të Spasovskit dhe Zaevit me nëntokën kriminale, ndërsa dje shpërtheu edhe një skandal për shkelje serioze të procedurave dhe indikacioneve të reja për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në procedurë përfundimisht të dyshimtë, Spasovski ka shpenzuar 15 milionë denarë, para të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për furnizimin e 3.000 çizmeve me cilësi të dyshimtë të cilat nuk i kanë përmbushur standardet e MPB-së sipas 4 kritereve.

Edhe pse firma e cila e ka fituar furnizimin nuk i ka përmbushur kërkesat e specifikimit teknik të MPB-së dhe nuk i ka respektuar afatet, Spasovski as nuk e ka shfuqizuar marrëveshjen, as e ka aktivizuar të gjithë procedurën të vazhdojë më tej.

Konform Ligjit për furnizime publike Spasovski ka qenë i obliguar ta shfuqizojë marrëveshjen dhe ta aktivizojë garancinë bankare, ai ka vendosur t’i presë çizmet edhe krahas vërejtjeve, lëshimeve dhe devijimeve.

Për Spasovskin nuk ka qenë me rëndësi që dy laboratori të akredituara kanë vlerësuar se çizmet janë jashtë standardeve, ndërsa nuk e ka pasur me rëndësi as këtë që firma një vit është vonuar me dërgesën dhe që ka kaluar marrëveshja. Për të ka qenë me rëndësi të paguhen paratë dhe pikërisht sepse ka hartuar aneks të marrëveshjes së skaduar.

Opinioni duhet të dijë pse Spasovski edhe krahas të gjitha parregullsive është përpjekur që firma t’i dorëzojë çizmet jocilësore dhe të njëjta të paguhet.

Pronësia e kujt fshihet pas firmës e cila e ka fituar furnizimin dhse pse kjo firmë u bë rekord në tenderët e marra për pajisje në MPB?

Cila është pjesa e Spasovskit nga furnizimi që të guxojë në shkelje të ashpër të dispozitave të Ligjit për furnizime publike?

Tre vite jemi dëshmitarë të përpjekjeve të rrejshme për standardin e nëpunësve policorë derisa në sfond fshihen marrëveshje të errëta dhe kriminale. Është e qartë se interesat e Spasovskit dhe të bizneseve të afërta me Zaevin dhe LSDM-në janë më të rëndësishme se nëpunësit policorë në Republikën e Maqedonisë.

Përgjegjësi për këtë duhet tëmketë dhe do të ketë. I vjen fundi punës zhvatëse të krimit të LSDM-së, Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë dhe përgjegjësi për të gjithë krimet në tre vitet e fundit.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së