Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media thonë se Qeveria e re e udhëhequr nga Zaev nuk ka asgjë të re për të ofruar dhe vetëm do të vazhdojnë me krimin dhe korrupsionin.
-Zoran Zaev tregoi se nuk ka asgjë të re për të ofruar. Tregoi vetëm se periudhën e ardhshme LSDM do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, rrugën e krimit, korrupsionit dhe reketimit me të njëjtat kuadro kalimtarë.
Njerëzit që e futën në borxh shtetin dhe mundësuan fitime milionëshe për kompanitë e Zaevit, njerëzit që lanë mijëra në rrugë, dështuan bankat dhe realizuan plaçkitje masive nuk mund të jenë e ardhmja e Maqedonisë.
Zaevi vetëm do ta forcojë krimin. Spasovski, i cili është ministri më i pasuksesshëm në MPB, do ta udhëheq përsëri këtë ministri, si dhe Shekerinska dhe Filipçe, këta janë njerëzit që nuk mund ta çojnë vendin përpara, vetëm prapa.
Comments are closed for this post.