Përmes një komunikate VMRO-DPMNE-së thuhet se LSDM po shndërrohet në parti të izoluar.

“Ata nuk mbështetën ligj sistematik, edhe pse shumica prej dy të tretave të deputetëve në Kuvend votuan ligj që dëshmoi se VMRO-DPMNE për çështje të rëndësishme, ka kapacitet të udhëheqë me proces politik dhe të sigurojë mbështetje”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se LSDM u vetizolua dhe tregoi se është kundër interesave shtetërore.

“Të ishte tender, me siguri do të mbështesnin, por ligje sistematike jo. Është normale që Venko Filiçe ishte kundër, por të ishte tender i Panovskit, menjëherë do të mbështeste. Edhe Siljanovska Petrovska menjëherë do ta mbështeste nëse do të ishte ministre, ndërsa Siljanovska njihet për nga deklaratat qesharake”, thonë nga VMRO-DPMNE.