Qytetarët gjithnjë e më shumë po varfërohen, ndërsa karteli kriminel rreth Zaevit i rritë tarifat, pasurohet me paratë e popullit. Gjysmë milionë qytetarë të Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa Zaev dhe kompania e kanë rritur vlerën e akcizës dhe tani çmimet e derivateve po prishin rekorde.

LSDM-ja vazhdimisht godet nëpër xhepin e qytetarëve me rritjen e çmimit të naftës. Kjo qeveri nuk ka realizuar asgjë nga premtimet se do t’i heqë taksat, por përkundrazi vendosi akcizë prej tre denarë shtesë në barrë të qytetarëve dhe të sektorit të biznesit.

Me rritjen e re të naftës, e cila arriti çmim prej 66 denarëve, LSDM-ja do t’i çojë qytetarët në shkatërrim. Para se Zaev të vijë në pushtet, çmimi i naftës ishte 46 denarë, ndërsa tani arrin 66 denarë që është 43% më shumë. Me pagë mesatare nga 1 qershori i vitit 2017, para se Zoran Zaev ta marrë pushtetin, qytetarët kanë mundur të blejnë 474 litra naftë, ndërsa në këtë moment me pagë mesatare mund të blejnë 367 litra ose për 107 litra më pak.

Kjo flet qartë se Zoran Zaev në vend që jetë, solli mjerim dhe varfëri.

LSDM-ja edhe krahas të gjitha kritikave dhe sugjerimeve nga opinioni dhe fella profesionale megjithatë vendosi ta rritë akcizën në barrë si të qytetarëve ashtu edhe të ekonomisë. Efekti i spirales që e ka rritjen e çmimit të naftës, në mënyrë shtesë do t’i varfërojë qytetarët.

LSDM-ja duhet të largohet sepse nuk ka realizuar asgjë nga ajo që ka premtuar. Përkundrazi në mënyrë shtesë i ka rritur taksat dhe tatimet.