Për VMRO DPMNE, zgjedhjet në qershor janë të pamundura sepse kjo do të nënkuptonte shkeljen e afateve të Kodit zgjedhor. Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje rreth datës, nuk përjashtohet opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve- është shprehur sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev në intervistë për Radio “Evropa e Lirë”.

SIGURISHT SE TË GJITHA MUNDËSITË PO SHQYRTOHEN, POR UNË SINQERISHT BESOJ SE KJO NUK DO TË NDODHË, SE MEGJITHATË DO TË GJENDET MËNYRË QË ME KONSENSUS TË ARRIHET DATË NË TË CILËN DO TË ZHVILLOHEN ZGJEDHJET- DEKLAROI IGOR JANUSHEV – SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I VMRO-DPMNE.

LSDM nxiton për zgjedhje. Dje, kreu i partisë Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve, do të fillojnë të rrjedhin afatet ligjore për procesin zgjedhor, megjithëse do të doja zgjedhje në të cilat do të merrte pjesë edhe opozita. Partia qeverisëse është për zgjedhje sa më të shpejta.

MAQEDONIA E VERIUT DUHET TË JETË E GATSHME DHE ME KAPACITET 100 PËRQIND TË INSTITUCIONEVE TA MIRËPRET SHTATORIN. LE TË JEMI PLOTËSISHT TË PËRGATITUR PËR MENAXHIM EDHE MË EFIKAS TË PASOJAVE NGA RRJEDHA E DERITANISHME E PANDEMISË DHE VALËS SË RE TË VIRUSIT- THA ZORAN ZAEV – KRYETAR I LSDM-SË.

Mosmarrëveshje lidhur me datën ka edhe tek partitë shqiptare. BESA dhe PDSH-ja janë për zgjedhje në qershor. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se votuesit do të përgatiteshin më mirë psikikisht kah fundi i korrikut, ndërsa BDI-ja është për zgjedhje madje edhe në shtator, në varësi të numrit të të infektuarve me COVID 19. Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski tashmë theksuan se nuk do të ketë takim të ri liderësh derisa partitë t’i përafrojnë qëndrimet e tyre për një datë të mundshme.