Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese të dërguar sot thonë se Filipçe dhe Zaev janë vëllezër për nga krimi dhe korrupsioni
“Derisa mijëra qytetarët humbën jetën për shkak të mungesës së vaksinave dhe Maqedonia shënonte vdekshmërinë më të lartë gjatë krizës së COVID-19, Filipçe si ministër në Qeverinë Zaev dakordohej me firmën Starbi nga Honk Kongu me 100% çmim më të lartë në krahasim me vendet tjera”, thonë nga VMRO duke shtuar se vendet tjera kanë paguar 30 dollar për një vaksinë, kur Qeveria e kaluar 62 dollar.
Ata theksojnë se tash Filipçe ndodhet në krye të LSDM-së për t’u mbrojtur nga përgjegjësia për punën si ministër në Qeverinë e kaluar.
“Edhe ai edhe Zaev mendojnë se LSDM-në do ta shfrytëzojnë si peng për t’u shpëtuar nga procedurat eventuale. Por duhet ta dine se matematika e tyre nuk kalon dhe çdo kush do të mbajë përgjegjësi”, thonë nga kjo parti.
Comments are closed for this post.