Njëzet e dy të vdekur dhe 30% e të testuarve pozitivë ndaj Kovid, çfarë ende duhet të ndodhë që Filipça të japë dorëheqje?

Njëzet e dy të vdekur gjatë ditës së djeshme nga Kovid, ky është faji i drejtpërdrejtë i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Venko Filipçes të cilët flinin gjatë gjithë verës duke mos bërë asgjë në mënyrë që ta përgatisin shtetin për valën e vjeshtës.

Çdo ditë është kulmi i ri. Për një javë kemi mbi 2000 të sëmurë, ndërsa Filipçja i cili pohonte se aq do të jetë numri i të infektuarve gjatë gjithë pandemisë, nuk sheh arsye që të japë dorëheqje.

Venko Filpçe e vendos sistemin në koas.

Venko Filipçe nuk ka bërë asgjë për rritje e kapaciteteve spitalore, edhe pse e di se na pret vala e vjeshtës.

Pushteti nuk ka bërë asgjë as ta sigurojë në kohë vaksinën kundër gripit sezonal, ndërsa me këtë i la të rriturit dhe të sëmurët kronikë në goditje të fortë të gripit në kohë pandemie.

Venko Filipçe nuk ka investuar as në personelin shëndetësor, dhe me menaxhimin e tij të keq vetëm kontribuon që kuadri mjekësor ta braktisë shtetin.

Qytetarët presin qasje serioze, e jo amatorizëm. Përgjegjësi menjëherë.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së