Nga partia opozitare VMRO-DPMNE theksojnë se moskujdesi i fëmijëve nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është e pranishme çdo ditë.

“Carovska nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete për resorin ministror, por vetëm pret ndonjë ngjarje që të lavdërohet me atë se “Do” të ndërmarrë, me çka asgjë më shumë nuk ka realizuar”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje i kujtojnë LSDM-së se gjatë periudhës 2014-2016, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka hapur 44 çerdhe në vendet rurale dhe nëpër qendrat urbane, ku shtojnë se, nga viti 2016 janë hapur edhe 25 shtëpi private për fëmijë.

Nga VMRO shtojnë se qytetarët e shikojnë se me LSDM-në dhe Zaevin vendi vetëm po shkon mbrapa. Për shkak të politikave të këqija të LSDM-së duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale.