Gjashtëdhjetë e tetë raste të reja dhe gjithsej 828 raste të konfirmuara me koronavirus në vend. Shkalla e të sëmurëve është 40,3 për qind në 100.000 dhe për sa i përket shkallës së të infektuarve në Evropë është akoma e ulët, mendojnë epidemiologët tanë. Ata presin kulmi i sëmundjes të jetë në fund të prillit, pastaj numri i të infektuarve të zvogëlohet nëse zbatohet masat aktuale restriktive. Për shkak të Pashkëve të ardhshme, mendohet lëvizja të kufizohet në mënyrë shtesë edhe një ditë, me shumë mundësi të hënën, gjegjësisht ndalesa të vlejë prej të premten pasdite deri të martën në mëngjes.
Këtë dje e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një video sesion informativ për pyetje në lidhje me koronavirusin. Propozimi do të shqyrtohet sot në seancën e Qeverisë. Masat restriktive, tha ministri, ndoshta do të fillohen të hiqen në fillim apo mes të majit dhe se nga java e ardhshme do të koordinohen me odat ekonomike për të gjetur modele autentike se si do të funksionojnë aktivitete të ndryshme pas heqjes së masave.
Virusi është konfirmuar te 828 persona, Filipçe i kënaqur nga strategjia
Ministri është i kënaqur se si deri më tani sistemi ynë i shëndetësisë përgjigjet në ballafaqimin me Kovid-19 dhe se në gjithë këtë pjesë më të madhe kanë të gjitha masat restriktive dhe rekomandimet e qeverisë dhe komisionit për sëmundje infektive për parandalimin e përhapjes së virusit.
Nga e gjithë kjo, tha Filipçe, ne nuk kemi skenar të zi si në tre vendet më të prekura në Evropë. Rezultatet e mira janë për faktin se rritja e numrit të të infektuarve është lineare, ndërsa jo eksponenciale, siç ndodhi në Itali, gjegjësisht grum
“Numri i pacientëve në sistemin tonë shëndetësor është amortizuar mirë dhe mendoj se kjo strategji është e shkëlqyeshme. Ne po shqyrtojmë strategji të tjera për skenarët e zi, por për momentin nuk po na ndodh frika më e madhe, ndërsa kjo do të thotë të kemi një numër të madh të pacientëve që nuk do të kemi mundësi t’i pranojmë në hapësirat tona spitalore të parashikuara për këtë, tha Ministri i Shëndetësisë.
Në Klinikën për Sëmundje infektive është mbushur një e treta e kapacitetit të saj, 90 për qind të SPQ “8 Shtatori” ndërsa është i shkëlqyeshëm, tha Filipçe, edhe modeli për trajtim të pacientëve të trajtuar në shtëpi. – Kapacitetet tona spitalore të parashikuara për kujdesin e pacientëve me KOVID-19 janë praktikisht të zbrazura. Ky është një model i shkëlqyeshëm për trajtimin e pacientëve në kushte shtëpiake, të cilin ne e kemi vendosur duke i mësuar përvojat e vendeve të tjera, shtoi ministri.
Virusi është konfirmuar te 828 persona, Filipçe i kënaqur nga strategjia
Sipas statistikave të vendit tonë, nga 862 të infektuarit e deritanishëm, raste të vdekjes të lidhura me koronavirus ka 34, gjegjësisht 4,1 për qind shkallë të vdekjes. Më shumë se 65 për qind të të vdekurve janë mbi 60 vjeç.
Shumica e të sëmurëve në vend janë njerëz të moshës 50 deri 59 vjeç, ndërsa ka njerëz të infektuar nga 0 deri në 91 vjeç. Përafërsisht 24 për qind e të gjithë pacientëve kishin nevojë për trajtim në spital, ndërsa më shumë se gjysma e të gjithë pacientëve kishin sëmundje të tjera, më së shpeshti të zëmrës, frymëmarrjes dhe diabet.
Në 100.000 banorë, më së shumti të infektuar ka në Dibër – 176, ndërsa qyteti tjetër me më shumë të infektuar në 100.000 banorë është Kumanova -140. Në qytetet tjera ka nën njëqind të sëmurë.
Deri më tani, janë kryer më shumë se 8,000 teste, ose rreth 4,000 për një milion banorë dhe kjo, sipas epidemiologut Dr. Vladimir Mikiq, na vë në krye të rajonit në numrin e testeve të kryera. Për momentin, tha ai, testimi masiv nuk është i nevojshëm, ndërsa edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të testohen vetëm rastet simptomatike.
Virusi është konfirmuar te 828 persona, Filipçe i kënaqur nga strategjia
Për krahasimet midis gripit sezonal dhe KOVID-19, ai vuri në dukje se këto janë dy sëmundje krejtësisht të ndryshme – si në aspektin e imunitetit kolektiv, ashtu edhe për sa i përket mjeteve mjekësore dhe farmaceutike që I kemi, dhe mbi të gjitha, ato ndryshojnë në peshën e pasqyrës klinike. Nga ndërlikimet e gripit sezonal këtë vit tek ne kanë vdekur tre nga rreth 37 mijë ose 33 mijë raste të raportuara zyrtarisht.
“Kjo do të thotë që shkalla e vdekshmërisë nga gripi këtë sezon është 0.01 për qind, ndërsa nga korona mbi 4 për qind. Vdekshmëria që ne po e shohim tani nga KOVID-19 në krahasim me gripin sezonal është 50 deri në 60 herë më e lartë, shtoi dje Mikiq dje në sesionin informativ të organizuar nga Qeveria.
Doktor Zarko Karaxhoski nga Komisioni për Sëmundje Infektive tha se duhet të kalojnë gjashtë deri në tetë javë për ta marrë numrin maksimal të pacientëve ose kulmin dhe se ai pritet në fund të këtij muaji. – Ne presim që numri i pacientëve të rritet deri në fund të këtij muaji. Vlerësimet ishin që 1,500 deri në 2,000 raste do të regjistrohen”, shtoi Karaxhoski.
Për vaksinë për KOVID-19 thonë se nuk pritet të prodhohet deri në fund të vitit 2020, por, edhe me nxitim maksimal, atë më së shpejti do të mund ta kemi për një vit apo një vit e gjysmë Kjo është për shkak të procesit të gjatë për secilën vaksinë që paraprihet nga disa faza të testimit paraklinik.
Në botë deri më tani janë infektuar 1,7 milionë njerëz nga koronavirusi, më shumë se gjysmë milioni janë në SHBA, 160 mijë në Spanjë, 150 mijë në Itali dhe 90 mijë në Francë. Ka gjithsej 108 mijë raste të vdekjes dhe shkallë të vdekshmërisë prej 6,2 për qind.
Comments are closed for this post.