Kristian Drosten, virologu kryesor gjerman paralajmëron se për dy muaj Gjermania do të ketë probleme me koronavirusin e ri, nëse tani nuk ndërmerren masa.
Drosten druan se pas shpërthimit të vatrës së re në Rajnën-Vestfalinën Veriore do të ketë përhapje të pavërejtur të virusit.
Ai shtoi se ekzistojnë shumë vende, duke e përfshirë edhe Berlinin, ku ekzistojnë indikacione të qarta se kthehet Kovidi-19.
“Nuk jam optimist se do të kemi edhe një gjendje të qetë epidemiologjike pas një muaji”, deklaroi Drosteni.
Popullata gjermane, shton ai duhet të kuptojë se autoritetet shëndetësore kanë nevojë për mbështetje dhe konsensus.
Comments are closed for this post.