Disa nga prodhuesit e bukës në vend kanë rritur çmimin, ndërsa furrat e Shtipit vazhdojnë ta shesin bukën me çmimin e vjetër.
Tashmë tre ditë, furrat në qytetin e Shkupit kanë filluar më shtrenjtimin e të gjitha produkteve të brumit, dhe lëvizja e çmimeve është për 8 deri në 10 përqind më shtrenjtë.
Furrtarët e Shtipit kanë vendosur që ti bashkohen trendit për rritjen e çmimeve të produkteve të furrës.
Çmimi i bukës pritet të rritet për dy denarë, ndërsa korrigjimi do të bëhet pas 15 gushtit, kur do të caktohet sërisht një çmim i ri.
Furrtarët theksojnë se rritja e çmimit vjen për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, gazit, si dhe çmimit më të lartë të blerjes së drithërave.
Aktualisht, në raftet e furrave dhe supermarketeve, çmimi më i ulët i bukës me sasinë më të vogël është 30 denarë.
Comments are closed for this post.