Reperja e njohur, Rina Balaj prej kohësh është në një lidhje dashurie me reperin e njohur SinBoy me të cilin edhe s’kanë munguar daljet publike dhe fotografitë e ndara në mediat sociale.

Kohët e fundit dyshja ka qenë e ftuar në emisionin: ‘Mirage’ ku edhe kanë folur gjerë e gjatë për lidhjen e tyre si asnjëherë më parë.

Çifti paska ndërmarrë edhe nismën e bashkëjetesës dhe madje këngëtarja ka prezantuar rreperin e njohur edhe me familjen e saj.

Ditën e djeshme, pra me 1 janar, ka qenë takimi i tyre i parë.

I pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa se si i është dukur familja e Rinës, Sin Boy është përgjigjur:

“Shumë njerëz të mirë, shumë energji të mirë, i shikon dhe je i lumtur”. “Vec ke frike nga babi im, babin polic”, ka shtuar Rina me të qeshura.

Po ashtu reperja është takuar dhe me nënën dhe motrën e Sin Boy dhe ka treguar se ruajnë kontakte të mira. Pra thuajse mes tyre gjithçka ka përfunduar.