Gjatë mesnatës së djeshme në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit humbën jetën pesë persona në aksidentin e ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni.

Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident ka humbur jetën një familje e tërë pesë anëtarëshe, ndërsa në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë.

Ende nuk dihet në detaje se si ka ardhur deri tek aksidenti që ndodhi mes automjetit dhe një kamioni të “Higjienës komunale”, por deri në orët e hershme të mëngjesit është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes.

Vozitësi i kamionit ndodhet në spital për shkak të stresit por edhe nga lëndimet në qafë dhe shpinë.