Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e Çairit dhe e Gazi Babës.

Siç njoftoi QRMK –Shkup pas njoftimit të marrë nga EVN, prej orës 8:50 deri në orën 11:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Sollunska”, rruga “Cvetan Dimov”, rruga “413”, rruga “Çairska” dhe Kopshti i fëmijëve, në komunën e Çairit.

Prej orës 8:30 deri në orën 12:30, pa furnizim me energji elektrike, do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Tomas Mincer”, rrugës “Todor Ecov” në komunën e Gazi Babës.