Raporti i fundit sipas Indeksit të Vlerësimit të Kulturës Botërore ka zbuluar se librat fetarë janë ndër më të lexuarat në botë me në krye Kuranin, i ndjekur nga Bibla dhe “Citate nga Kryetari Mao Tse-tung”.
Si në këtë raport, po ashtu edhe në shumicën e raporteve të tjera, përllogaritjet e leximit bazohen sipas kohës së kaluar të një personi në tekstet e shkruara brenda një jave.
Nga ajo që mund të vërehet, kryesisht ndër vendet që më së shumti lexojnë janë nga kontinenti i Azisë.
India, Tajlanda, Kina, Filipinet dhe Egjipti renditen në pesë të parat. Kjo mund të përfshijë jo vetëm librat, por edhe leximin e teksteve në media elektronike.
Duke u renditur në vendin e parë, qytetarët në Indi shpenzojnë afërsisht 10 orë e 42 minuta duke lexuar në javë. Kjo është 556,4 orë në vit.
E dyta në këtë listë vjen Tajlanda ku shkalla javore e leximit është 9 orë e 24 minuta. Kjo llogaritet në rreth 488,8 orë në vit.
Në Kinë, vendi i tretë për lexim në botë, qytetarët e saj kalojnë 8 orë në javë ose 416 orë në vit.
Një tjetër vend nga Azia Juglindore ku qytetarët e saj kalojnë 7 orë e 36 minuta materiale në javë, ose 395,2 orë në vit, është Filipini.
Top 5-shen e vendeve që lexojnë më së shumti e përmbyll Egjipti, qytetarët e të cilit lexojnë 7 orë e 30 minuta në javë ose 390 minuta në vit.
Jo çdoherë vendet të cilat kalojnë më së shumti kohë për të lexuar janë në krye edhe sa i përket shumëllojshmërisë së librave.
Ndonëse në vendet aziatike janë popujt që kalojnë më së shumti kohë në lexim, Shtetet e Bashkuara ndodhen në krye sa u përket tematikave të ndryshme.
Sipas Indeksit të Vlerësimit të Kulturës Botërore, ShBA-ja lexon rreth 275.232 libra në vit. Ato përbëjnë 30% të pjesës së tregut të blerësve të librave.
Pastaj vjen Kina, qytetarët e të cilës lexojnë mesatarisht 208.418 libra në vit.
Populli në Mbretërinë e Bashkuar radhitet i 3-ti duke lexuar rreth 188.000 libra çdo vit. Shitjet rekord të librave në këtë vend arritën të paktën 212 milionë.
E katërta është Japonia, ku qytetarët e saj mesatarisht lexojnë 139.078 libra në vit.
Ndërsa Top 5-shen e përmbyll Gjermania, ku nuk specifikohet saktë se sa libra lexohen, por që sipas blerjes së librave përfshihet në listën e pesëshes së parë. Në këtë shtet qytetarët kanë blerë rreth 9% të pjesës së tregut botëror.
Comments are closed for this post.