Nga komplikimet nga Kovid – 19 vdiq radiologia Poliksena Stojanovska – Gjorgievska nga Shtëpia e Shëndetit në Resnjë.

Të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit me mesazh emocional u përshëndetën nga kolegia e tyre, e cila e humbi betejën me virusin.

“Është e vështirë t’i japësh lamtumirën dhe të thuash lamtumirë kur dikush është i lidhur në mënyrë të pashkëputshme me ekzistencën dhe funksionimin tënd. Nuk është lehtë të thuhet se çfarë do të thotë ky njeri për ne. Poliksena Stojanovska – Gjorgjievska – Poli jonë – specialiste e radiodiganostikës. Gatë gjithë këtyre viteve punë është pjesë e këtij kolektivi, të gjitha njohuritë dhe cilësitë e veta i la në këtë institucion, të gjithë njerëzinë dhe ngrohtësinë e saj që ua dha pacientëve në Prespë”, thonë kolegët.

Doktoreshën Stojanovska – Gjorgjievska e përshkruajnë si të qeshur, të qetë, të matur por me qëndrim të fuqishëm dhe me profesionalizëm të madh.

“E shkëlqyeshme në punën e saj, pa kompromis është përgjigjur thirrjeve mjekësore, e madje edhe në kohëra të pakohë ishte në linjën e parë, duke mos e kthyer asnjë pacient, duke mos e lënë asnjë ditë. Asnjëherë nuk e ngriti zërin për të keq, por jehoi fuqishëm e larg. Njeri i shkëlqyer, profesioniste e madhe, bashkëshorte dhe nënë e pazëvendësueshme. Patëm nderin që e patëm pjesë të këtij kolektivi, që e patëm rastin të hapërojmë pranë teje në jetë dhe punë”, qëndron në mesazhin lamtumirës nga të punësuarit e Shtëpisë së Shëndetit, Resnjë.