luke Perry, vetëm 52 vjeç ka vdekur ditën e hënë.

Ai njihet kryesisht për rolin e Dylan-it tek telefilmi kult i viteve ’80, “Beverly Hills 90210”.

Prej të enjtes së shkuar ai ishte goditur nga një hemoragji cerebrale dhe kishte kaluar në koma.

I shtruar në spitalin Burbank, pranë tij kanë qëndruar e fejuara, ish-bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit.

Emri i tij i vërtetë ishte Coy Luther Perry III. Ai lindi më 1966 në Ohio të SHBA-ve, në një familje të thjeshtë me nënën shtëpiake dhe babain hekurkthyes.

Ai ishte babai i dy fëmijëve, Jack dhe Sophie.